Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, është prezantuar te skuadra e re, Levante.
Ai në një konferencë për media ka shprehur gëzimin teksa është prezantuar bashkë me blerjet tjera të janarit të skuadrës spanjolle, transmeton Albinfo.ch.
Futbollisti i kombëtares shqiptare ka marrë fanellën me numrin 7.
Te Levante, Sadiku do të luajë së bashku me Enis Bardhin, futbollist shqiptar nga Maqedonia.