Derisa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk mori vizë të SHBA-së, zëvendësi i tij Dardan Gashi merr vizën amerikane, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i tij. “Po, zëvendëskryeministri Gashi është pajisë me vizë dhe nesër do të udhëtoj së bashku me ministrin Pandeli Majko për në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë për mediat kosovare nëpërmjet telefonit Kreshnik Berisha, këshilltar politik i ministrit Gashi.
Gashi dhe Mjako do të zhvillojnë takime në Washington D.C dhe në New York.
Delegacioni ministror shqiptaro-kosovar do të qëndrojnë një javë ku do të takojnë dhe diasporën shqiptare në Amerikë.