Sunderlandi, ekipi i njohur anglez, që po rrezikon të bie edhe nga Championshipi, apo niveli i dytë i garave, raportohet se po e kërkon sulmuesin kosovar Atdhe Nuhiu.
“The Star” shkruan se “Macet e Zeza” kanë shprehur interesim për 28-vjeçarin në ditën e fundit të afatit kalimtar, transmeton Albinfo.ch.
Ylli i Sheffield Wednesday ka realizuar katër gola në këtë sezon, përfshirë tri në Kupën FA për ta çuar skuadrën në raundin e pestë.
Deri tani, Nuhiu është paraqitur mbi 170 herë për skuadrën e Sheffieldit që nga viti 2013.