Reperi me famë botërore, Eminem, do të mbajë një turne evropian gjatë verës, përfshirë Zvicrën si një prej koncerteve të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në rrjete sociale, transmeton Albinfo.ch.
Ai o të nisë turneun më 30 qershor në Oslo të Norvegjisë, ndërsa në Zvicër do të performojë më 6 korrik në Cyrih, në “Frauenfeld Open Air Festival”.
Pas Zvicrës, Eminem do të performojë edhe në Itali, Gjermani, Holandë e Britani të Madhe.