Një aksident zinxhiror ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit të Fushë Kosovës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira rreth dhjetë automjete, në mesin e tyre edhe një e policisë së Kosovës dhe kamionë.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mjegullës së madhe që ka mbuluar Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Katër persona janë lënduar në këtë aksident të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, njoftoi se në vendin e ngjarjes tashmë janë Njësitet e Policisë të cilët edhe po kryejnë të gjitha procedurat për hetimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë quar deri te aksidenti.