Zyra Federale për Energji planifikon ndërtimin e 800 turbinave të erës për prodhimin e energjisë elektrike në Zvicër.
Potenciali i këtyre turbinave, i marrë së bashku, deri në vitin 2050 do të ishte rreth 4000 gigavatorë, ka njoftuar emisioni 10vor10 i televizionit publik zviceran. Ky kapacitet do të mund të zëvendësonte një central bërthamor.
Nga ana tjetër fondacioni për mbrojtjen e ambientit i konsideron jorealiste planet e federatës në këtë drejtim. Veç tjerash, sipas tij, mungon fuqia e mjaftueshme e erës për të prodhuar një sasi të tillë energjie.
Emisioni në vazhdim njofton se secilin vit që po kalon, po ndërtohen më pak turbina të erës. Këtë vit është duke u ndërtuar vetëm një e tillë ndërkohë që para 2 vitesh ishin ndërtuar 13.
Në rrethana të tilla nuk mund të funksionojë kthimi në energjinë ekologjike osee të ripërtërishme, thonë njohësit e problematikës..