Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka shpallur nismën për gjetjen e eshtrave të rreth 4500 të pushkatuarve nga diktatura komuniste në Shqipëri.
Kjo nismë ka moton “Bëhu edhe ti kontribuues i gjetjes së eshtrave se je shqiptar”. Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij unionin Besim Ndregjoni, në kuadër të përkujtimit të Kryengritjes së parë Antikomuniste të Malësisë së Madhe, shkruan VoA.
Në këtë takim të zhvilluar atje, mori pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.