Në konferencën për medie, të mbajtur në orën 21.30, Komisioni Qendror Zgjedhor raportoi për numrin dhe përqindjen e votuesve të shënuar deri në mbylljen e vendvotimeve, në orën 19.00.
Kryetarja, znj. Daka ka bërë të ditur se në zgjedhje kanë dalë 47.80 për qind e qytetarëve me të drejtë vote ose 779. 401 votues, nga mbi 1 milion 600 mijë zgjedhës të regjistruar.
Janë interesante rezultatet e jashtëzakonshme të daljes në votime të qytetarëve të Skënderajt dhe të Drenasit. Në Skënderaj kanë votuar 93% dhe në Drenas 86%! 47.80 %. Prishtina ka votuar 55%.