Futbollisti shqiptar, Naser Aliji më në fund është bërë me skuadër të re. Siç njoftojnë mediat italiane, Aliji i është bashkuar skuadrës Virtus Entella në Serie B, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte pa skuadër, që nga vera e vitit 2017, pasi u shkëput nga Kaiserslauteni.
Më pas ai është stërvitur në Basel, ku kishte luajtur më herët, kurse tani është pjesë e skuadrës italiane.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia është pjesë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare, dhe është ftuar nga përzgjedhësi Christian Panucci, edhe pse ai ishte pa skuadër.