“Chanel” ka prezantuar koleksionin e saj të fundit pranverë/verë në një kopsht të mbushur me trëndafila.
Drejtori kreativ i shtëpisë, Karl Lagerfeld, porositi një kopsht formal me tarraca dhe lëndina rreth një burimi në Pallatin e Madh për shfaqjen e tij në Paris, ndërsa e pranishme në këtë sfilatë ishte edhe Rita Ora.
Përveç trëndafilave të vërtetë që lulëzonin, mysafirët shijuan edhe koleksionin e ri, i cili kryesisht ishte me lule të qëndisura dhe një fund të frymëzuar nga vitet e 50-a me një rrip në bel.
Gjatë këtij koleksioni u veçua një fund nga mëndafshi me ngjyrë trëndafili të mbuluar me një mbulesë rozë të pastër, të zbukuruar me pupla. Java e modës në Paris – klub ekskluziv i dizajnuesve që krijojnë luks, veshje të punuara me dorë për klientët – vazhdon deri të enjten.