Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli me anë të një postimi në “Facebook” ka thënë se ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi është i interesuar për ta drejtuar përfaqësuesen e Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje Pacolli është shprehur se do të flasë edhe me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, përcjell albinfo.ch.
“Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diçka e bukur”, ka shkruar Pacolli.
Emri i De Biasit edhe më herët ishte përmendur si trajner i Kosovës, megjithatë, Vokrri më herët ka thënë se italiani nuk është favorit për të drejtuar Kosovën.
Italiani me pasaportë shqiptare ishte shprehur se do të pranonte të drejtonte Kosovën në të ardhmen.