Publicisti dhe shkrimtari kosovar, Veton Surroi ka reaguar në profilin e tij në Facebook për lutjen që mbrëmë është mbajtur në një xhami në Prizren për fitoren e Ushtrisë turke në Siri. Kjo lutje ishte bërë nën organizim të Bashkësisë Islame në Kosovë dhe të zyrtarëve fetarë nga Turqia, ndërsa në takim kishin marrë pjesë edhe ushtarë të KFOR-it turk.
“Lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje, shpirtërore, në një luftë të huaj”, ka shkruar Surroi në Facebook.
“Bashkësitë fetare duhet të luten për paqe, e posaçërisht ato të Kosovës dhe vendeve që kanë pësuar nga lufta. Bashkësia islame në Prizren që u lut për fitore të një ushtrie, u lut njëkohësisht për vrasjen e njerëzve, me e pa armë, të rritur e fëmijë, të cilët do të goditen nga ajo ushtri. Lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje, shpirtërore, në një luftë të huaj”, ka shkruar Surroi.