Ylli amerikan Logan Paul është kthyer në YouTube me një video ku ka folur për shqetësimet për vetëvrasje.
Ky është postimi i tij i parë që nga video kur kishte bërë shaka me një viktimë të vetëvrasjes në Japoni, e që kishte shkaktuar shumë pakënaqësi te ndjekësit e tij.
Në videon e kthimit, Paul takohet me aktivistë dhe me një të mbijetuar që kishte dashur të bënte vetëvrasje, teksa ka premtuar se do të dhurojë 1 milionë dollarë për grupet që ndihmojnë në parandalimin e vetëvrasjeve.
Video e re e Paulit ka marrë përgjigje pozitive nga fansat e tij, transmeton Albinfo.ch.
Më 31 dhjetor të 2017-s, Paul kishte shfaqur një video në të cilën bashkë me miqtë kishin gjetur trupin e një të vetëvrari në Japoni dhe më pas kishin bërë shaka me të. Video ishte fshirë, ndërsa më pas Paul kishte kërkuar falje.
Ai u ndëshkua edhe nga YouTube që i hoqi të drejtat e përfitimeve prej reklamave.