Granit Xhaka edhe një herë ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Arsenal, shkruan albinfo.ch.
Arsenali mundi Chelsean me rezultat 2:1, derisa golin e fitores në minutën e 60-të për 2:1, e realizoi Xhaka nga afërsia.
Futbollisti shqiptar është gjendur mjaft mirë në zonë, dhe nga afërsia ka mposhtur portierin kundërshtar, duke sjellë gëzim të madh tek tifozët e Arsenalit.
Arsenali në finale do të ballafaqohet me Manchester Cityn, ku do të jetë një përballje mjaft interesante.