Enis Alushi, futbollisti i cili prej katër vitesh luan për SC Paderbornin në bundesligën e dytë gjermane, do të kalojë në klubin e njohur gjerman Kaiserslautern, i cili këtë sezon ka rënë nga bundesliga e parë në të dytën.
Duket se ai ka lidhur një kontratë dyvjeçare me këtë skuadër, e cila planifikon të mos qëndrojë më gjatë se një vit në ligën e dytë.
Alushi ka pasur oferta edhe nga skuadrat si TSV 1860 München dhe Herha BSC Berlin, njofton gazeta Reinpfalz.
Enis Alushi, pos si futbollist cilësor është bërë i njohur edhe për faktin se shoqërohet me futbollisten më të mirë të Gjermanisë dhe yllin e medieve, Fatmire Bajramaj.
Në Fc Kaiserslautern Alushi 26 vjeçar do të jetë në shoqëri të mirë. Aty, që prej disa ditësh ka bërë vendin ylli tjetër i futbollit, shqiptari nga Zvicra, Albert Bunjaku.