Teksa deri tash Shqipëria vazhdimisht është dëmtuar dhe ka humbur medalje si pasojë e daljes pozitive në testet anti-doping nga peshëngritësit shqiptarë, më në fund ka ndodhur një gjë e favorshme për kuqezinjtë.
Erkan Qerimaj do të përfitojë medaljen e bronztë të Botërorit, pasi sportisti rumun, Dumitru Captari, që ishte i treti në shkëputje, ka rezultuar pozitiv, transmeton Top-Channel.
Captari ka dalë pozitiv në substancën e ndaluar, efedrinë.
Kështu Erkand Qerimaj do të përfitojë medaljen e bronztë në shkëputje, ku doli i katërti në Botërorin e mbajtur në SHBA në dhjetor.