Apple mund të mbysë iPhone X të ri qysh në dimër, sipas ekspertit të njohur Ming-Chi Kuo.
Kompania raportohet se po ka probleme me prodhimin e iPhone X, për shkak të kërkesës së vogël.
Në një njoftim për investitorët, Kuo ka shpjeguar se iPhone X nuk ka përmbushur pritshmëritë e kompanisë dhe shpejt do të hiqet nga tregu, transmeton Albinfo.ch.
Do të jetë hera e parë që Apple “vret” një iPhone pas një viti, që nga iPhone 5C.
Kuo beson se iPhone X nuk do të vijë në version më të lirë në vitin 2019, por veçoritë e tij do të përcillen te telefonat tjerë.