Dua Lipa nuk do të ndalet me krijime të reja.
Krijuesja e hitit “New Rules” ka njoftuar se është duke punuar me dy yjet e mëdha, producentët Diplo dhe Mark Ronson për projektet e reja.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, transmeton Albinfo.ch.
Ajo kohë më parë njoftoi se po punon në albumin e dytë, pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati më 2017 me “Dua Lipa”.
Diplo dhe Ronson janë dy ndër krijuesit më të njohur të hiteve botërore.
https://www.instagram.com/p/BePAwkSlLqm/