Filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” është fitues i madh i çmime SAG Awards 2018. Ky film arriti të triumfojë në tri kategori në ndarjen e çmimeve, ceremoni kjo që i prin çmimeve Oscar.
Çmimet për këtë film shkuan për kastën më të mirë, aktoren më të mirë dramatike, Frances McDormand dhe çmimin aktori më i mirë joprotagonist, Sam Rockwell, përcjell albinfo.ch.
Çmimin aktori më i mirë e fitoi Gray Oldman, për rolin e tij të Winston Churchill në filmin “The Darkest Hour”, e që është edhe protagonisti kryesor për ta fituar edhe Oscarin. SAG këtë vit iu është kushtuar grave dhe ndarjen e çmimeve në këtë mbrëmje e bënë të gjitha aktoret gra.