Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se presin që autoritetet kosovare të identifikojnë dhe të ndjekin penalisht personat përgjegjës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka pasur takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, të cilëve u tha se Beogradi është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por bisedimet do të vazhdojnë vetëm pasi pala serbe të marrë informacione konkrete lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
“Vrasja e Ivanoviçit përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi ai.
Por, ai ka thënë se nëse drejtuesit e BE-së presin që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës në vitin 2018, ata “besojnë në përralla”.