Bashkia e Tiranës po i kushton rëndësi ambientit, duke mbjellë sa më shumë pemë. Numri i pemëve të mbjella ka arritur në 77 mijë.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se punën nuk do të ndalen. “Sigurisht, e filluam mbarë vitin me mbjelljet, vijuam në “Ditën e Skënderbeut” me 550 ullinj. Ndërkohë, do të vazhdojmë me të gjithë datat e shënuara, me 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve, për 7-8 Marsin, ditën e mësuesve dhe të nënës”, është shprehur Veliaj, përcjell albinfo.ch.
Kësaj nisme mjaft interesante i është bashkuar edhe tenori i mirënjohur, Saimir Pirgu: “Një ditë ndryshe. Mbillet një pemë, një fidan, mbillet një e ardhme. Është me të vërtetë një gjë e bukur dhe e veçantë dhe unë jam i kënaqur për këtë”, raportojnë mediat shqiptare.
Veliaj thotë se qytetarët kanë ende kohë që të bëhen pjesë e këtij aksioni për gjelbërimin e Tiranës.
