Hamburgu po kalon një moment shumë negativ në Bundesliga dhe për këtë arsye ka vendosur që të shkarkojë trajnerin Markus Gisdol dhe dy ndihmësit e tij, thuhet me anë të njoftimit të faqes zyrtare klubi gjerman, shkruan albinfo.ch.
Humbja e fundit nga Koln me rezultat 0:2 ka qenë e pafalshme për trajnerin Gisdol, dhe kështu është shkarkuar.
“Pas humbjes të shtunën nga Kolni me rezultat prej 0:2, bordi i drejtorëve në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin sportiv Jens Todt, që të ndajë rrugët me trajnerin Markus Gisdol, po ashtu edhe me asistentët e tij Frank Fröhling dhe Frank Kaspari”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.
Siç dihet pjesë e Hamburgut është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.
Hamburg është e vetmja skuadër në Gjermani që nuk ka rënë nga elita, por, në vitet e fundit është përballur me krizë të madhe, duke luftuar për mbijetesë, madje edhe duke luajtur për “Play-out”.