Talenti kosovar, Edon Zhegrova, që njihet edhe si “Messi kosovar” ka marrë ftesë nga kombëtarja shqiptare për miqësoren ndaj Norvegjisë, që zhvillohet në muajin mars.
Futbollisti i Genkut e bëri publik lajmin për mediat kosovare.
Ai ka thënë se është i lumtur për ftesën, por ka shtuar se akoma nuk ka vendosur se si do t’i përgjigjet ftesës.