Xherdan Shaqiri ka treguar sërish talentin e tij në futboll duke bërë një superasist në fitoren e skuadrës së tij Stoke City.
Pas tri humbjeve rresht, Shaqiri udhëhoqi ekipin e tij në fitoren e parë në pesë ndeshjet e fundit duke realizuar një superasist për Mame Dioufin, shkruan Albinfo.ch.
Asisti i Shaqirit erdhi në minutën e 69-të me ç’rast u vulos fitorja 2 me 0 ndaj Huddersfieldit në xhiron e 24-të të Premier Ligës.
Në sezonin e ri, Shaqiri ka katër gola të shënuar dhe gjashtë asistime.