Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka asistuar në golin e parë të skuadrës së tij në përballjen me Crystal Palacen në xhiron e 24-të në Premier Ligë.
Po zhvillohej minuta e gjashtë, kur Xhaka nga një rivënie këndore i mundësoi golin e parë “Topçinjve”, shkruan Albinfo.ch.
Ai asistoi për Nacho Monrealin.
Xhaka ishte i rëndësishëm edhe në golat tjerë për Arsenalin. Ai mori pjesë edhe në golin e tretë duke krosuar për Monrealin që me një prekje i mundësoi golin Laurent Koscielnyt.
Pas 25 minutash lojë, Arsenali po fiton 4:0.