Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka fituar të argjendtën në kategorinë deri në 73 kilogramë në turneun që po mbahet në Tunizi.
Ai u mposht në finale nga Smagulov i Kazakistanit, shkruan Albinfo.ch.
Kjo është medalja e tretë për ekipin kosovar në Tunizi. Para Akil Gjakovës, motra e tij Nora fitoi të artën në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi fitoi të argjendtën deri në 52 kilogramë.