Erërat e fuqishme kanë përfshirë Gjermaninë kanë lënë disa të vdekur dhe shumë dëme materiale.
Sipas autoriteteve në Gjermani, stuhia e fundit, ka lënë së paku tetë persona të vdekur, përcjell albinfo.ch.
Stuhia “Friederike”, ka qenë shumë e fuqishme, me erëra prej 130 kilometra në orë.
Gjithnjë sipas mediave vendore, dëmet deri më tani kapin vlerën prej 500 milionë euro.
Disa linja hekurudhore ishin bllokuar, e disa vazhdojnë ende të jenë të bllokuara.
Sipas autoriteteve, kjo ka qenë stuhia më e fuqishme që ka goditur Gjermaninë në 11 vjetët e fundit.