Xhudistja Nora Gjakova i ka sjellë Kosovës medaljen e artë nga turneu që po mbahet në Tunizi.
Ajo fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë pasi mposhti në finale koreanen Kwon.
Kjo është medalja e parë e artë për xhudon kosovare më 2018, shkruan Albinfo.ch.
Pak më herët, xhudistja tjetër kosovare Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë deri në 52 kilogramë.