Xhudo kosovare po vazhdon të radhisë medaljet.
Pas shumë sukseseve në vitin 2017, xhudistja Distria Krasniqi ka nisur edhe vitin e ri me një sukses të madh. Ajo ka fituar medaljen e argjendtë në turneun që po mbahet në Tunizi.
Teksa ishte e shkëlqyeshme deri në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi u mposht në finale nga xhudistja braziliane Pereira.