Qeveria e Kantonit të Bernës planifikon që regjionit të Jura-s berneze t`ia sigurojë një përfaqësim të drejtpërdrejtë në Parlamentin Federal. Ajo me këtë rast i është bashkuar një kërkese përkatëse, të bërë në Parlamentin e Kantonit.
Kërkesën në fjalë e ka bërë kryetari i komunës Moutier dhe deputet i kantonit, Maxime Zuber, i njohur për orientimin e tij separatist.
Ky i fundit dëshiron të obligojë qeverinë e kantonit të Bernës që përmes një iniciative kantonale të kërkojë në institucionet federale një ndryshim të kushtetutës që do të mundësonte garantimin e një vendi në parlament për këtë regjion.
Kjo kërkesë vjen pas dështimit për tu zgjedhur sërish në Parlamentin Nacional të ish deputetit nga ky regjion, Jean-Pierre Graber. Që nga ai moment regjioni i Jura-s së Bernës nuk ka deputet një nivelin nacional.