Ka dështuar dje në Aeroportin e Cyrihut riatdhesimi i një refugjati iranian. Ky veprim është dashur të ndërpritet pasi që iraniani kundërshtonte të hipte në aeroplan.
Para kësaj, një grup prej rreth 15 vetash kishin protestuar në sallën e çekimit në aeroport, duke kërkuar lirimin e tij.
Iraniani ishte mbajtur në burgun për dëbim në Aargau dhe duhej të fluturonte fillimisht për në Budapest, pasi që atje kishte bërë kërkesën e parë për azil.
Policia kishte planifikuar për riatdhesimin e tij një shkallë të ulët të masave të sigurisë, gjegjësisht i kishte caktuar vetëm një shoqërues dhe nuk kishte paraparë masa shtrëngimi.