Ministrja për Integrimin Evropian, Dhurata Hoxha, po zhvillon takime zyrtare me Bujar Osmani, zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane.
Mbledhja e parë e Komitetit të përbashkët për integrime evropiane në mes dy vendeve është bërë po bëhet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështjet në sferat e integrimit evropian. Qëllimi i këtyre takimeve është shkëmbimi i përvojave në sferat e integrimit evropian mes dy vendeve.
Hoxha ka theksuar se në këtë mbledhje u rikonfirmua gatishmëria dhe zotimi i dy vendeve për rrugën e përbashkët drejt vlerave të përbashkëta.
“Jam e nderuar që sot së bashku me Zëvendëskryeministrin Osmani të thellojmë bashkëpunimin, të harmonizojmë dhe koordinojmë lehtësimet për njëri tjetrin, procesin integrues”, ka theksuar Ministrja Hoxha.