Një veturë e Ferrarit me motor pa djegie do të vijë së shpejti.
Shefi i kompanisë italiane, Serigo Marchionne, ka konfirmuar se ka planifikuar krijimin e një veture komplet elektrike.
Në një intervistë për “Bloomberg”, Marchionne përmendi Teslan duke shprehur besimin se është vërtetë e arritur e madhe. Ai beson se një gjë e tillë mund të bëhet edhe nga kompanitë e tjera në treg, transmeton Albinfo.ch.
Si fillim, Marchionne ka thënë se kompania planifikon të prezantojë një plan biznesi në pjesën e parë të vitit 2018 në të cilin do të përfshihen modele hibride “dhe kalimin nga aty në elektrikë është e lehtë”.
Ferrari tashmë ka një superveturë hibride, LaFerrari. Ky model i krijuar në 710 njësi ka 800 kuajfuqi në motorin bazë dhe 163 të tjerë në një motor elektrik.
Nuk dihet kur do të lansohet modeli i parë komplet elektrik nga italianët, por, sipas raportimeve, ai do të bëhet në dekadën e ardhshme.