Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë për vizitë dy ditore në Maqedoni.
Ai do të ketë takim me presidentin, Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe liderët e partive politike, përcjell albinfo.ch.
Nesër Stoltenberg do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë dhe do të mbajë konferencë të përbashkët për media me kryeministrin, Zoran Zaev.
Kjo është vizita e parë e Stoltenberg në Maqedoni.