Qyteti i Gjirokastrës është propozuar nga disa organizata që të hyjë në listën e shtatë vendeve më të rrezikshme të trashëgimisë kulturore në Evropë.
Këta ekspertë janë kritikë për mënyrën e menaxhimit të trashëgimisë së mbrojtur që po e bën UNESCO, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, Gjirokastra është në fazën emergjente dhe kërkohet ndërhyrja ndërkombëtare për të ndaluar degradimin.
Ata kanë evidentuar të paktën 51 shtëpi që rrezikojnë të shemben.