Për vetëm tri ditë që prej lansimit të këngës së re, Dua Lipa ka arritur në shifrën e 15 milionë klikimeve në YouTube.
“IDGAF” akoma vazhdon të mbetet ndër videot më në trend në faqen më të madhe të videove në botë.
Kjo këngë është pjesë e albumit debutues të këngëtares, “Dua Lipa”, transmeton Albinfo.ch.
Në një video të fundit të publikuar në Twitter, Lipa ka treguar komente të ndryshme të njerëzve nga e gjithë bota për këtë këngë, duke dëshmuar se kënga po kthehet në hitin e radhës, pas “New Rules”.
Pak ditë më parë, Lipa u njoftua se është artistja me më së shumti nominime për çmime BritAwards, me gjithsej pesë nominime.