Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka arritur marrëveshje me atë të Azerbajxhanit për një ndeshje miqësore, njofton FFK-ja.
Takimi mes dy kombëtareve pritet të zhvillohet më 2 shkurt në Antalia të Turqisë, përcjell albinfo.ch.
E veçanta e kësaj ndeshjeje miqësore është se Përfaqësuesja e Kosovës do të përbëhet nga futbollistët e Vala Superligës, pra nga elita e futbollit të Kosovës.
Sipas njoftimit nga FFK-së, kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër. Kjo do të jetë e vetmja miqësore për Kosovën, derisa pritet ta udhëheq Muharrem Sahiti.
Pas largimit të Albert Bunjakit, Kosova ende nuk ka gjetur trajner të ri.