Studiues amerikanë kanë zbuluar në Guatemala një kalendar të popullit të zhdukur Maja, që është dukshëm më i vjetër se ata që njiheshin deri tash. Sipas ekspertëve amerikanë ky kalendar është krijuar 1200 vjet më parë.
Me këtë moshë ai është për 400 vjet më i hershëm se kalendariët e Majave që deri më tash vlerësoheshin si më të vjetrit.
Vizatimet e këtij kalendari janë gjetur në muret e një ndërtese të gërmuar në gërmadhat e qytetit Xultun në veriun e Guatemalës. Shumë nga mbishkrimet janë dëmtuar nga vandalistët por një numër vizatimesh janë ende të dallueshme. Në keto mbishkrime janë identifikuar edhe fazat hënore.