Një 20-vjeçar nga Florida thotë se planifikon “të argëtohet” pasi fitoi 451 milionë dollarë në lotari.
Shane Missler qëlloi pesë numra dhe një top bonus për të fituar lotarinë e katërt më të madhe në historinë e SHBA-së.
Ai pranoi të marrë 282 milionë përnjëherësh, në vend të shumës më të madhe por në periudhë më afatgjate, transmeton Albinfo.ch.
Missler thoshte se e kishte ndjenjën se mund të fitojë. Pak minuta pasi fitoi ai shkroi në Facebook: ‘Oh, Zot’.
Ai i prezantoi tiketën fituese zyrës në Tallahassee të premten, nën shoqërinë e babait dhe avokatit.
“Jam vetëm 20-vjeçar, por shpresoj t’i shfrytëzoj për pasionet e mija, të ndihmoj familjen time dhe të bëj diçka mirë për humanitet”, ka thënë ai në një njoftim.
Avokati i tij ka bërë të ditur se Missler “është pensionuar” dhe nuk do të punojë më.