Fotografi rumun, Erwin Boer, udhëtoi mbi 2.000 kilometra nga Belgjika, përmes Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, në Itali, duke fotografuar pamjet më spektakulare në rrugët evropiane, shkruan albinfo.ch.
Fotografitë e tij konfirmojnë se Evropa është kontinenti me rrugët më të bukura, në mënyrë të veçantë janë peizazhe interesante në kalimin te San Bernardino në Alpe, rruga e famshme italiane Stelvio dhe autostrada gjermane nëpër pyll Black Forest.
“Kishte shtatë ditë mbresëlënëse të vozitjes dhe fotografimit, më shumë fotografi se sa makina. U hipnotizova nga peizazhet, rrugët dredha-dredha, kam pritur gati me aparatin në duart e mia në çdo kohë. Unë mezi pres që ta përsëris këtë”, tha Boeri.