Këshilli Federal i Zvicrës ka rekomanduar që të mos votohet iniciativa “financimi i abortit është çështje private”. Qeveria dëshiron që edhe në të ardhmen, “kriteret morale, religjioze ose sociale dhe etike dhe jo ato financiare, të jenë vendimtare në rastet e vendimit për abortim”.
Po kështu qeveria nuk dëshiron që të ndryshohet rregullimi aktual i kësaj çështjeje, i cili në vitin 2002 qe miratuar në mënyrë të qartë me referendum nga populli.
Synim i vendimit të marrë atëherë që përcaktonte afatin e lejimit të abortit ka qenë që të harmonizohen ligji dhe realiteti.
Nga ajo kohë, një ndërprerje e shtatzënisë (abortim) mund të bëhet pa u dënuar vetëm brenda 12 javëve të para të shtatzënisë, në rast se shtatzëna e bën të besueshme gjendjen e saj të rëndë dhe këshillohet.