Në Hollywood të Kalifornisë është dhënë premiera e filmit “The Leisure Seeker” ndërsa qilimi i kuq është shtruar për protagonistët e tij.
Filmi e rrëfen historinë e një çifti të moshuar, John dhe Ella, të cilët nisen për në një udhëtim në Florida Keys, derisa janë duke u ballafaquar me probleme shëndetësore. Burri vuan nga Alzheimer, kurse gruaja është duke e luftuar sëmundjen e kancerit. Deri më tash, filmi nuk ka marrë kritika të mira.
Revista “Variety” ka shkruar: “As dy aktorë të talentuar si Helen Mirren dhe Donald Sutherland nuk mund ta shpëtojnë këtë film të mërzitshëm dhe tërësisht të parashikueshëm që flet për një udhëtim dhe sëmundjen e Alzheimer-it.”
“The Leisure Seeker” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë amerikane nga 19 janari.