Gjermania ka pasaportën më të fuqishme në botë, sipas Indeksit vjetor të pasaportave “Henley”, shkruan “Business Inisder”.
Sipas renditjes më të re, Gjermania ka dalë në vendin e parë, të cilin e mbante Singapori, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët e Gjermanisë mund të udhëtojnë me pasaportën e tyre në 177 vende të botës.
Në vendin e tretë me pikë të barabarta (vende që mund t’i vizitojnë pa vizë) janë Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, ku qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë në 175 vende pa vizë.
Ndërkohë, qytetarët e Zvicrës mund të udhëtojnë me pasaportën në 174 shtete. Në vendin e katërt, së bashku me Zvicrën janë Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Spanja.
Pasaporta e Amerikës vlen në 173 vende, derisa nga Ballkani qëndron më së miri ajo greke me 171 vende.
Ndërsa, Shqipëria renditet në vendin e 52-të dhe shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në 100 vende.
Kosova renditet në vendin e 96-të, ku pasaporta e Kosovës është e vlefshme në 38 vende.
Renditja
- Gjermania 177
- Singapori 176
- Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar 175
- Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra 174
- Irlanda, Koreja e Jugut, Portugalia, SHBA 173
- Kanadaja 172
- Australia, Greqia, Zelanda e Re 171
- Republika Çeke, Islanda 170
- Malta 169
- Hungaria 168
- Lihtenshtajni, Sllovaki, Slloveni 167
- Letonia, Lituania, Malajzia 166
- Estoni 165
- Polonia 163
- Monako 162
https://www.henleypassportindex.com/assets/HENLEY_PASSPORT_INDEX_2018_GLOBAL_RANKING.pdf