Dua Lipa është në majën e suksesit aktualisht. Ajo jo vetëm që pati suksese të jashtëzakonshme me albumin e fundit në Evropë, por ka nisur të dominojë edhe në tregun e Amerikës.
Megjithatë, këngëtarja me prejardhje nga Kosova nuk po ndalet. Ajo është duke incizuar albumin e saj të dytë dhe po punon me MNEK, kantautorin e njohur britanik.
Dua njoftoi javën e shkuar sa ishte në Xhamajka se ka nisur punën në projektet e saj të reja dhe nuk ka ardhur shumë kohë dhe ka njoftuar në Instagram se po bashkëpunon me yllin e njohur, transmeton Albinfo.ch.
MNEK ka pasur gisht në shumë hite botërore, përfshirë edhe këngën “Hold Up” të Beyonces. Ai po ashtu ka bashkë-shkruar tekstin e këngës “IDGAF” të Dua Lipës që pritet të dalë këto ditë.
Mbetet të shihet nëse këngët e reja do t’ia kalojnë suksesit të “New Rules”.