Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit ka ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar kërkesat për kompensimin e viktimave të krimit të iniciuar nga Zyra e mbrojtësve të viktimave të rajonit të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
“Kërkesa është paraqitur për çrregullime të rënda të shëndetit mendor, shpenzime mjekësore dhe të hospitalizimit, si pasojë e veprave penale “trafikimi me njerëz” dhe veprave penale “shërbime seksuale” për të cilat janë shpallur fajtor dhe janë gjykuar të dënuarit që kanë kryer këto veprat penale
Vlen të theksohet se gjatë vitit 2017 është kompensuar viktima e parë e krimit nga rajoni i Mitrovicës, e iniciuar nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave. Me këtë rast ka filluar për herë të parë implementimi në praktikë i Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit”, thuhet në njoftim.