Muajin e shkuar në Kaliforni pati zjarre që hynë në histori, ndërsa tani ato pjesë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të mëdha.
Si rrjedhojë e reshjeve të mëdha kanë vdekur 13 persona, ndërsa 163 të tjerë kanë kërkuar ndihmë në spitale pasi balta dhe shkëmbinjtë e mëdhenj janë rrokullisur nëpër kodra e kanë rënë në shtëpitë e tyre.
Sipas raportimeve, rreth 300 persona kanë mbetur të bllokuar në kanionin Romero, në lindje të Santa Barbaras, shkruan “Top-channel”.