Tetëdhjetëvjeçari u arrestua në Zvicër me dyshimin për plaçkitje të një banke në kantonin Lucern, shkruan albinfo.ch.
I dyshuari pranoi se në dhjetor të vitit të kaluar kreu grabitjen në bankë, njoftoi prokuroria.
Tani për tani, është e paqartë nëse i dyshuari ishte i armatosur ose sa para u vodhën, e menjëherë pas grabitjes policia botoi një fotografi të një burri me një maskë në fytyrë dhe një qese plastike të kaltër.