Koreja Veriore do të dërgojë atletët në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Korenë Jugore pas një muaji.
Dy shtete kanë mbajtur takimet e para zyrtare për herë të parë pas më shumë se dy vjetëve.
Në ekipin e Koresë Veriore do të ketë edhe artistë e gazetarë, transmeton Albinfo.ch.
Sipas zëvendësministrit për unifikim të Koresë Jugore, Chun Hae-Sung, Koreja Jugore ka propozuar që të dy Koretë të bëjnë bashkë hapjen dhe mbylljen e ceremonisë në Lojërat në Pyeongchang.
Këto lojëra do të nisin më 9 shkurt.
Marrëveshja përfaqëson një arritje diplomatike pas disa muajsh tensionesh lidhur me programin e armëve bërthamore.