Gjashtë milionë është numri i ndjekësve të këngëtares Dua Lipa në Instagram.
Miliona shitjet e këngëve dhe albumit të parë në vitin 2017, e kanë shndërruar Lipën në një prej yjeve më të suksesshme në botën e muzikës në vitin e shkuar, shkruan Albinfo.ch.
Tani ajo ka gjashtë milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram dhe për këtë është shprehur shumë e lumtur.
Ajo ka falënderuar ndjekësit përmes një videoje teksa ka bërë të ditur se kënga më re “IDGAF” do të publikohet pas tre ditësh.
https://www.instagram.com/p/BdutPQsFUpp/?hl=en