Kuvendi i Maqedonisë nuk ka arritur të sigurojë kuorumin për ligjin e gjuhëve dhe zgjedhjen e gjykatësve të Kushtetueses.
Deputetja e LSDM-së, Gjylymsere Kasapi u arsyetua se mungesa e deputetëve lidhet me festat e fundvitit, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa dy deputetët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi thanë se do ta mbështesin ligjin, por kërkojnë përgjegjësi nga shumica për zvarritje. Kjo ishte hera e parë që shumica e re parlamentare dështon për të votuar ligje në mungesë të kuorumit.
Ligji për gjuhet do të votohet të enjten kur edhe pritet që të sigurohet kuorum.